Δευτέρα 10 Ιανουαρίου 2011

S'i ik un' dashurisë

S'i ik un' dashurisë



Nuk thirra dashurinë
Me zërin e dashnorit
S'kërkova as magjinë
Nga shpirti i Erosit.


S'ju luta dashurisë
Me fjalë qaramani
As renda marrëzisë
Me hapa Don Zhuani.


S'i ik un' dashurisë
Me hapin e hajdutit
As fshihem ndaj ndjesisë
Që fshehur më rri trupit.


S'e pres un' dashurinë
Me dorën e lypsarit
S'i falem Perëndisë
Me shpirt të mëkatarit.


10 janar 2011

Δεν υπάρχουν σχόλια: