Plagdhimbja
Kjo dhimbje pa plagë
Kjo plagë pa dhimbje
Plagdhimbje që s’ndal
Udhës në ikje…
Në ikjen e nisur
Me qarjen e foshnjës
Vazhdoj duke pritur
Shërimin e kohës.
Të kohës që s’di
Më ka, a s’më ka
Si qenie njeri
A si hiç të saj.
Kjo gjendje kome
E kohës sëmurë
Me qarje foshnje
S’mu nda as burrë.
Plagë pa dhimbje
Dhimbje pa plagë
Plagdhimbje në lindje
Kryqëzim në të gjallë.
Në të gjallën e vdekur
Në të vdekurën e gjallë
Plagdhimbja e mbetur
Fundqarja e parë.
7 janar 2011
Πέμπτη 6 Ιανουαρίου 2011
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου