Τετάρτη 26 Ιανουαρίου 2011

Me heshtjen jam ngopur

Me heshtjen jam ngopur


Kur s'flas, shkruaj
Kur s’shkruaj, flas
Kur hesht vuaj
Lumturohem në çast.


Në e folura je ti
Je ti në të shkruar
Në heshtja përsëri
Lumturohem e vuaj.


Mos më ler' pa folur
Pa shkruar mos më lerë
Me heshtjen jam ngopur
Në të fundit herë.

Δεν υπάρχουν σχόλια: