Κυριακή 9 Ιανουαρίου 2011

Lopata e shpirtit

Lopata e shpirtit



Të zbraz e të mbush lopata e shpirtit
Në kosh plehrash shpirtin ta kthen
Nuk njeh ajo pasuri të virtutit
Ndaj atë e zbras e veset i mbledh.


E ç’faj ka metalikja lopatë
Bishti i drunjtë s’ka faj gjithashtu
Nëse lëviz nga një dorë e thatë
Thatuar në të pashpirtin trup.


Kështu klonohet njeriu i mjerë
Nga një lopatë e thjeshtë plehrash
Që zbraz e zbraz të virtutit vlerë
Me mbushje të re kartmonedhash.


Kaq është kjo histori me lopatë
Koshi i plehrave tashmë u mbush
Sa kohë të urdhërojnë paratë
Njeriu do zbrazet në shpirt e trup.

Δεν υπάρχουν σχόλια: