Emocion, kënaqësi, frymëzim e më shumë obligim ndjej, tek lexoj mesazhe, analiza, komente kaq dashamirëse dhe vlerësuese, nga miqtë e shumtë kudo nëpër botë. Mes tyre, e fundit deri këtë çast, është dhe kjo, që dëshiroj ta paraqes në blogun tim, nga forumisti Irfancana. E falenderoj Irfanin, për këtë kartolinë të veçantë uruese.
-----------------------------------------------------------------------
Today, 08:17 AM #194
irfancana
Member
Join Date: Oct 2010
Posts: 75
-------------------------------------------------------------------------------
I nderuari Mondsha,
Duke lexuar krijimet tuaja gjatë këtij fundviti, ndjeva si obligim moral që t'i them ca fjalë e që le të jenë si kapak i përmbylljes së suksesshme të krijimtarisë tënde dhe natyrisht shfrytëzoj rastin që të uroj për këtë mund kulminant dhe le të shërbej edhe si urim i madh dhe shtytje në krijimtari tënde të mëtejshme.
Magjia e sajimit të të gjithë poezive tua,mendoj se qëndron mu në zbulimin e drejtpërdrejt të thelbit dhe dëshirës së porosisë që mëton një autor të arrij në poezi .Me përplot figura të qëlluara stilistike,dhe me frymëzimet ndër më të përkryera.Krejt ajo,ishte me të vetmen qëllim ta kryej rolin e vet relevant,çka e bën të josh lexuesin mos të ndalet së lexuari gjer në pafundësi. Zhdërvjelltësia ishte ajo që të tërheq padiktuar në parajsën e bukurisë së vargjeve tua,të stolisur me margaritarë të shkëlqyer figurativ gjatë shtrirjes së ideve ,që drejt me ju thënë ,gjatë kohe ndejta si i mpirë e i kënaqur si kurr ndonjëherë.Përveç saj,dua të ceki edhe një arësye tjetër,që mendoj se ishte edhe ndër poenta kryesore që e dallon poezinë tënde nga poetet diletante e ajo është:Gjuha e pasur,ortografi e respektuar(pa gabime diletante siç po hasi te ca "poetë"që si therrë më prekin në sy këtu në forumin tonë),sintaksa dhe morfologjia në superlativ,e çka mos tjetër.Segmenti tjetër që e bënë edhe diagonalen e arritjes së suksesit të poezive tua, është metrika e matur e shprehjes së vrullit tënd shpirtror dhe melodiciteti i përzgjedhur me saktësi të një shënjestari të perfektshëm.Je ndër pishë më zbukuruese e "dhomës" sonë,zen vend të merituar o Usta dhe të përgëzoj e të falenderohem posaqërisht për gjithë atë forcë ku e gjen.Ju oroj festën e Vitit të Ri dhe suksese edhe më të bollshme.
Παρασκευή 31 Δεκεμβρίου 2010
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου