
Po bie Hëna
Po bie Hena
Ngadalë po bie
Humbëtirës së natës
Natës së humbëtirës.
Duart e mia
Padukshëm shtrihen
Dhe unë pas tyre
Humbas errësirës.
Po bie Hëna
Megjithatë nuk bie
Ka kohë që e pres
Me duart e shtrira.
Po ikën mbrëmja
Me të sajën hije
Dhe unë që më kot
Hënën e prita...
15 nëntor 2010

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου