Mendime të ngrysura
Mendime të ngrysura në agun e dites
Mbetur harruar perëndimit të djëshëm
Arratisur ëndrrash mes ankthit e frikës
Trembur nga zgjimi mëngjesor i jetës.
Ngrihem sonambul nga e diellit rreze
Sytë e hapur verbojnë dritën
Veshët shurdhojnë zhurmat memece
Frymëmarrja e vetes, tej vetes ikën.
Rend të kap shikimin e humbur
Dëgjimin e zhurmshëm vrapoj të kap
Në çast më tërheq mendimi i ngrysur
Dielli i lindur perëndon në çast.
4 nëntor 2010
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου