Πέμπτη 18 Νοεμβρίου 2010


Ku është ai diell…

Dielli më ngjan me ajzberg qiellor
Rrezet zgjaton si stalagmite kozmike
Antarktidës së universit shpirtin time e fton
Mbi mua pikon të ngrirat vite.

Ku është ai diell i zjarrit të shpirtit?
Ku është ajo dritë e shpirtit të zjarrtë?
Në linda të rroj veç stinën e dimrit
Të paktën të vdes një çast të behartë.

8 nëntor 2010

Δεν υπάρχουν σχόλια: