
Poezisë i them të rrijë urtë
Fjalët i hodha pentagramit
Vargu në nota u kthye
Në piano pashë të ulej Moxarti
Shtrausi me violinë pak më tutje.
Mbeta një çast i habitur
Habitur u skuqa një çast
Kavalieri - vals ishte ngritur
Me poezinë time në vals.
Mundohej në piano Moxarti
Shtrausi sa s'mbytej Danubit
Unë u ngrita ja dhashë vrapit
Të ik e fshihem prej turpit.
Sa herë takohem në udhë
Me Shtraus, Moxart, a Vivald
Poezisë i them të rrijë urtë
Të shijoj muzikën pa fjal'.
26 shtator 2010

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου