Παρασκευή 15 Οκτωβρίου 2010

Na ishin, ç’na ishin, njëherë tre vëllezër…


Na ishin, ç’na ishin, njëherë tre vëllezër…

S’më duhet legjenda, për besën e fjalës
E vërteta më duhet, për fjalën e besës
S’gënjej më veten me historinë e përrallës
Na ishin, ç’na ishin, njëherë tre vëllezër…

Në ishin vërtet, më lind një pyetje
Në tre, dy prej tyre s’e mbajtën fjalën
I vogli, i treti, e mbajti për vete
Dhe nusja e tij u muros e gjallë.

Në tre, dy prej tyre s’pyetën për besë
Në tre, një prej tyre, pëson pabesinë
Për çfarë të krenohem unë në kët’ pjesë
Për muret që s’rranë, se murosën njerinë!?

Përrallë në qoftë, s’e beson një fëmijë
E vertetë në qoftë, s’më vjen mirë ta besoj
Dy të tretët më ndjekin, si hije më rrinë
Dhe janë vëllezër, që mos qofshin, o Zot!

2 tetor 2010

Δεν υπάρχουν σχόλια: