



Pyes: Pse kisha ka qenë gjithmonë më prapa dijeve për botën, kur pretendon se njeh më mirë se kushdo, të fshehtat e Krijuesit?
U bëmë, apo u lindëm mëkatarë?
U bëmë, apo u lindëm mëkatarë?
Drejtojani vetë Zotit pyetjen
Vetvetja nuk di ç'ka qenë më parë
Veç di të mëkatojë vetveten.
Dyshoj në origjina e Djallit
Origjinën e mëkatit dyshoj
Dyshoj rrëfimin para Atit
Me pendimin që bëj mëkatoj.
Më parë të rrëfehet vetë Ati
Për Djallin enigmë të tij
E ka përballë si rivalin
Apo Djalli është vetë Ai?
Nëse jam i Zotit krijesë
Dhe mbart në jetë pak djall
Ç'më duhet rrëfimi-pendesë
Kur prapë më shtyn në mëkat?
U bëmë, apo u lindëm mëkatarë?
Përgjigjen as Zoti s'e di
Nëse ju pëlqen kjo përrallë
Tek kisha ju pret një prift.

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου