
Më flet kjo erë
Më flet kjo erë, me fërshëllimën e saj
I flas kësaj ere, me rënkimin tim
Mos vallë të dy paskemi një hall
Dhe nga njeri-tjetri kërkojmë shpëtim?
Më ngjet fërshëllima me rënkimin tim
Mbase dhe erës e njëjta gjë i ndodh
Megjithatë kësaj here i lutem për këmbim
Unë erë të bëhem dhe ajo si mua sot.
Jam era tani, me rënkimin fërshëllimë
Eshtë ajo Unë tani, me fërshëllimën rënkim
Nuk di, po si erë tani ndjehem më mirë
Më lerë kështu o Zot, të shfryj dufin tim!
2 gusht 2010
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου