
Qenia dhe Shpirti
Një qenie pa Shpirt
Një Shpirt pa qenie
Më marrin midis
Më futin një ëndrre.
Më thonë të zgjedh
Nga të dyja- Një
Në dua të vdes
A të jetoj gjithnjë.
Ju bëj një kërkesë
Kërkesës së tyre
"Do ndjej në s'do vdes
Atë që nuk thuhet?"
Qenia rri ftohtë
Shpirti i ngrirë
Asnjë nuk më thotë
Të fshehtën dëshirë.
Kërkojnë ndihmë
Diku tej tyre
Mbase Perëndisë
Aty, mes yjesh.
"Mos u lodhni kot
Në doni ndihmë"
I marr, i bashkoj
Qenien me Shpirt.
Dhe shkriu shpirti
Drithëroi qenien
Dhe qenia lëvizi
Harlisjen mes këmbve.
"Si doni të rrini
Pa thomëni mua?
Kështu do të vdisni".
-Aman! Kështu duam!
8 qershor 2010
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου