



Kështu foli Odisea
Ja ku u ktheva, e imja Penelopë
Uro të drunjtin Kalë, për kët' fat
Që mendja ime polli për një Trojë
Dhe pjella polli shkatërrim e gjak.
Oh, të paskam plakur, Penelopë!
Vetë si e harrova pleqërinë?
Ti me një pëlhurë ç'bëre kohë
Unë me një Kalë ç'bëra rininë.
Nuk di pse më prite, Penelopë
Për dashurinë që luftës ja dhuruam
Për fronin mbetur bosh pa të zonë
Që qasësit e tjerë s'e merituan?
Nuk di kë Odise tani do duash
As unë nuk e di kë Penelopë
Veç di, dinakërinë që krijuam
Do lemë trashëgim në këtë botë.
1 σχόλιο:
Komente në facebook:
Arqile Gjata
I dashur Mik!Më ke vën në pozita të vështira për të bërë komentin e kësaj poezie mendje ndriture. por një gjë di ta them, ta vlerësoj si një poezi të rëndë, që ka një peshë poetike për tu marr në gji si shembul përsosmëriel
Pilo Zyba
Miku im, Edmond. Faleminderit për dërgesën e kësaj poezie. Kjo poezi është e shkruar nga një dorë mjeshtërore. Është shumë e bukur në varg e në mendim dhe, ka një ide të mrekullushme. flm
05 Ιουνίου στις 12:27 μ.μ
Myrteza Mara
Me kenaqi poezia dhe filozofia e mesazhit, apo mesazhi filozofik. Themelet e historise flasin me bukur se muret e sotmë pa gurë. Me kenaqi gjithashtu dhe entusiazmi i sinqerte i mikut tone Arqile (Vrapuesi i legjendes Akileu-Aq i lehte!) Urime miku im!
05 Ιουνίου στις 8:56 μ.μ
Leon Lekaj
Domethënie që të bën ta ndjesh, sidomos për ata që vazhdimisht janë në kërkim të "itakave" të tyre. Urime!
Lediana Kapaj
Me pelqeu shume Mondi! Si gjitmone i mrekullueshem! Flm epr tag.
Nderime
10 Ιουνίου στις 8:08 μ.μ
Adriana Zguri- Ducellari
jo vetem e bukur por edhe e mencur, urime Z. Edmond
14 Ιουνίου στις 3:48 μ.μ.
Δημοσίευση σχολίου