
Përgjysma ime
Shikohemi të plotë
Duhemi përgjysmë
Si ditnata në Tokë
Ku nata jam unë.
Askush nuk na ndau
S'na bashkoi askush
Të plotë së largu
Së afërmi, përgjysm'.
Ti kurrë s'e ke ditur
Më mirë mos e dish
Si dashuri e lindur
Përgjysmë u rrit.
Kjo gjysmë ësht' tek mua
Si e Tokës, nata
Agmuzgut bashkuar
E prapë dot s'të kapa.

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου