Πέμπτη 29 Απριλίου 2010

Shtëpia e Librit - Blog: Së shpejti me librari fizike pranë qendrës së Tiranës


Shtëpia e Librit - Blog: Së shpejti me librari fizike pranë qendrës së Tiranës

Përshëndetje miq të librit!
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se së shpejti “Shtëpia e Librit” do hapë një librari fizike pranë qendrës së Tiranës. Aktualisht, jemi duke përfunduar përgatitjet dhe shpresojmë që në fillim të Majit do t’ju ofrojmë të gjithë klientëve tanë në Tiranë dhe Shqipëri një shërbim që i përmbush më mirë nevojat tuaja.Libraria “Shtëpia e Librit” do përmbajë të gjithë librat që ju mund t’i gjeni aktualisht në faqen tonë ShtepiaeLibrit.com si dhe shumë libra të tjerë që nuk i kemi publikuar ende.Librat do jenë të organizuar sipas kategorive kryesore në faqen tonë, në mënyrë që ata të mund të gjenden më me lehtësi. Një avantazh tjetër i rëndësishëm është fakti se libraria do jetë e pajisur me kompjuter ku ju mund të kërkoni për librat që disponojmë.Me hapjen e librarisë do fillojmë të ofrojmë edhe shërbime të tjera për porositjen e librave në gjuhën angleze ose në gjuhë të tjera. Gjithashtu, do të kemi oferta të ndryshme për klientët tanë të rregullt si dhe aktivitete të ndryshme për të gjithë miqtë e librit.Megjithëse nuk e kemi hapur ende zyrtarisht, ju jeni të mirëpritur të na vizitoni në katin e parë të qendrës tregtare që gjendet tek ish-Kinema 17 Nëntori, te Rruga e Barrikadave (përballë me Aleancën Franceze).-----------------------------
p.s. Eshtë mesazhi-lajm, dërguar miqve të librit nga Shtëpia e Librit, e cila bën shpërndarjen e librave sipas porosive të lexuesve brenda e jashtë Shqipërise(www.shtepiaelibrit.com). Tani kjo Shtëpi realizon së shpejti dhe shitjen e librave në dyqanin e saj, me vendndodhje në Tiranë.
Eshtë rasti të informoj dashamirësit e krijimtarisë sime, që në këtë librari të re, gjenden gjithë botimet e mia.

Δεν υπάρχουν σχόλια: