Τρίτη 6 Απριλίου 2010

Rrëfimi i diktatorit "disident"


Rrëfimi i diktatorit "disident"

Për tjetër u nisa
Për tjetër më bënë
Marksi, Lenini, Stalini.
Më dhanë të pija
Më dhanë për të ngrënë
Kështu ma mësuan gatimin.

Menyja e tyre
Ma mori mendjen
Nuk dija më tjetër gatim.
Të rrija në krye
Duhej që gjendjen
Ta mbaja në zap përdit'.

Qërim i patates
Dhe prerja e qepës
Më dhanë idenë e madhe.
Që jo vetëm llafet
Bëjnë mirë për njerëz
Pa bërë dhe Luftë Kllase.

E ç'ë, se ndodhte
Më shumë qërimi
Më pastër a s'del patatja?
Shtatë ju shkonte
Atyre që shihnin
Si kokat servirja mbi pjata.

Pas më ndiqte
Një popull i tërë
Jetë nga jetë e tij më dha.
Për mua vdiste
E çfarë s'ka bërë
Për mua hidhej në zjarr.

Vazhdova kështu
E ç'faj kam unë?
Armiqtë s'më linin rehat.
Me kokat mbi hu
Që ngula më shumë
Qepnjerëzit i bëra zap!

Më thoni tani
A s'jam disident
Që ndryshe desha ta nis?
Sa për dënim
Të shkoni në hell
Ata që më bënë "marksist"!

Δεν υπάρχουν σχόλια: