Παρασκευή 19 Μαρτίου 2010

Sot jam vetë gjithësia



Sot jam vetë gjithësia


Sot jam vetë gjithësia
Nuk kam fillim-mbarim
Gjithçka pra është e imja
E imja infinit.

S'dua t'ja di nga vij
Nga shkoj s'dua t'ja di
Shpërthej, shkatrroj, krijoj
Në kohën infinit.

Nuk njoh se ç'është mosha
Për mua s'ka kuptim
Por veç më dhimbset bota
E njerëzve hallexhinj.

Që kur e njoha hallin
U bëra hallexheshë
Nuk di kush lindi djallin
Që mua më përqesh.

Mos duhet të njoh veten
Më mirë se vetja mua?
Jo s'dua që të endem
Në infinit të vuaj!

Sot jam vetë gjithësia
Nuk kam fillim-mbarim
Që djallin kam dëbuar
Në fundin infinit.

Δεν υπάρχουν σχόλια: