Δευτέρα 22 Φεβρουαρίου 2010

Ky dëshpërim

Ky dëshpërim

Më del përpara
Me fytyrë zhubravitur
Instiktivisht më qesh.
E kapërcej si ajrin
Që mbetet pas
Dhe prap' jam në mes.

Më ndjek pas
Si prostitutë nate
Dhe falas më jepet.
Oh, ç'më ze mat
Për disa çaste
S'mi shuan epshet!

Më kalon në krah
Si qen besnik
Në kohën e plakjes.
Ky dëshpërim
Me një fillim
Mbarim që s'ndalet.

Δεν υπάρχουν σχόλια: