
Unë dhe liria
Liria vuan teprinë e saj
Unë teprinë e lirisë vuaj
Tërësisht i plotë në gjysmak
Tërësisht gjysmak i plotësuar.
Liria vuan mashtrimin e vetes
Unë mashtrimin e lirisë vuaj
E prapë besnik i lirisë mbetem
Besnik i lirisë së mashtruar.
Unë dhe liria, ironi e kohës
Liria dhe unë, kohë e ironisë
Nuk di nga njeri-tjetri ç'morrëm
Ç'dhamë? Po ja le historisë!
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου