

Në djall vafsh, kohë gjysmake!
S'dashke të mbështetesh në supet e mia,
_____________________kohë çalamane
Mësuar je të ecësh nga vetja devijuar
Më duhet të të le në kohëthyerjen gjysmake
Edhe pse s'bëj dot pa ty, por as ti pa mua.
Ky ters jetësor, nga ku mbarsjen e pati
Në ç'hon, në ç'pengesë, këmbëkohën ma theu?
Nuk linda njeri-gafore, që të ec së prapthi
As njeri-perëndi, të kem forcë Anteu.
Në djall vafsh atëhere, gjysmakja ime kohë!
Zvarritur në të pafsha, mëshirë s'kam për të patur
Sizifit në i ngjas, kjo prapë s'do të thotë
Që gurin e mundimshëm, një ditë s'kam për ta flakur!

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου