Përditshmëri
Nuk pres diellin
Me hënën zgjohem
Ditën ja marr natës me zor.
Me gjumin zgjuar
Pimë kafenë
Dhe njeri-tjetrin e zbojm'.
Urban gjumashësh
Kozmetikë e shtrembër
Trupash e fytyrash drobitur.
Frymëmarrje mbytëse
Erë e qelbur
Gojrash mastikëpërtypur.
Lëvizje këmbësh
Duarsh lëvizje
Materia njerëzore-robot.
Pagesë jete
Për ditën e nesërme
E prapë avazi si sot.
13 nëntor 2009
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου