Δευτέρα 2 Νοεμβρίου 2009

Në barkun e Kohës

Në barkun e Kohës

Në barkun e Kohës vazhdoj rritjen
Jam plazmë embrioni,
në formim të qënies.
Koha e mbarsur ende vazhdon dhimbjen
Mamia e Kohës,
zbut dhimbjen e mëmës.

Jam rritur tani e akoma s'kam lindur
Plazmë e qënies,
ende embrion.
Koha e mbarsur mijra vjet duke pritur
Njeriun e Kohës,
që ende po vonon.

1 nëntor 2009

Δεν υπάρχουν σχόλια: