

Mikes së vjetër
Dikur tjetërlloj njiheshim
Pamja, relike e kohës ka mbetur
Dikur tjetërlloj ndiheshim
Sot ndjenjat me ëndërrat rrinë fjetur.
Dikur ngacmoheshim tjetërlloj
Platoni luante me ne
Ne mbetëm platonikë idiot'
Drithëruar në iluzionin qejf.
Tani seriozë në përtej
Kujtojmë të vjetrën miqësi
Një çast platonizmin kthej
Por prapë vazhdon të tallet ai.
Tani s'jam ai, mikja ime
Me ondet e flokëve, bukuri
Por ndjej të njëjtat drithërime
Dhe prapë tjetërlloj jam tani.
Mjafton sytë tanë të shikojmë
Dhe shfaqemi të dikurshmit e rinj
Vërtet mike, flokët më mungojnë
Por jam Mondi i tërë, në shpirt.
10 nëntor 2009
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου