



Tek vetja
Kur ti ma di mendimin
Ç'të duhet fjala ime?
Ai brenda ka gjëmimin
Rrufetë i ka shpërthime.
As fjala më e ashpër
As më e ndyra fjalë
Mos prit të nxjerrë jashtë
Atë që brenda mban.
Kështu ka qenë gjithmonë
Gjithmonë kështu do jetë
Pa zhurmë do gjëmojë
Dhe shi do bjer' pa retë.
Se brenda të padukshmes
Është vetë ekzistenca
Njeriu dhe kur lutet
Mëkatin mban tek vetja.
9 tetor 2009
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου