


Dhëmbët
Dhëmbët e fjalëve
Më parë se fjala
Në mish të shpirtit ngulen.
Njeriu-Njeriut
I del përpara
Me fjalë dhëmbësh i sulet.
Kështu ha vetveten
Njerëzorja racë
Që thonë ka mendjen privilegj.
Unë shkel mikun qen
Trembem një çast
Ai qan dhe dhëmbët i fsheh.
17 tetor 2009
__________________
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου