Τρίτη 11 Αυγούστου 2009

Me shiun, pa shiun...



Me shiun, pa shiun...

Mendimet ç'mi qulli
E trupin s'ma lagu
Shikimin ç'ma mbylli
E sytë ç'mi hapi.

Me gjakun ndër vena
Rrëkerash rrjedh
Ujvarë tek zemra
Shpirtin ma kthen.

Në unë i shndruar
Dhe unë në shi
Mes lotësh bashkuar
Nga retë në shpirt.

Kur reja mbaron
Shkarkimin e saj
Ujvara shteron
Dhe shpirtin ma than.

I bërë thatësirë
E thatësira unë
Mes etjes së mpirë
Për një pikë ujë.

Me shiun, pa shiun
Kësaj bote endur
Jetoj njeriun
Ende të pagjetur.

3 qershor 2009

2 σχόλια:

Ανώνυμος είπε...

Mjaft bukur Mondi !
Gjithmone me ka pelqyer vargu i shkurter ; ofron muzikalitet.

Unknown είπε...

Faleminderit per vleresimin. E cmoj fjalen tende.