Σάββατο 11 Απριλίου 2009



Ende grimcë

Ec mes njerëzve
S'shikoj njerëz
Veten e dyshoj.
Ah, moj kohë
Ku më ktheve
Rroj, apo nuk rroj?

Mos jam grimcë
Universi
Ende në formim?
Që gabuar
Botës erdhi
Të takoj njerin'?

Më ço prapa
Koha ime
Të kem ment fëmije.
Ndryshe lemë
Ende grimcë
Për kohë ardhmërie!

Δεν υπάρχουν σχόλια: