Kur të vret
Kur të vret një plumb i plumbtë
Pushon zemrën edhe trurin
Të largon nga botë e ndyrë
Një më shumë, shton të ndyrin.
Kur të vret e lig' e fjalës
Dalë nga shpirti i antishpirtit
Ngelesh vdekur mes të gjallëve
Dhe i gjallë botës së hiç-it.
26 shkurt 2009
Qiraxhi
Dhe në qoftë Zoti krijues
S'ma dha jetën me qira
Qind për qind më la zotrues
Që në lindje, në gjithshka.
Dikush tjetër, racë si unë
Jetën time pronësoi
Me një firmë e një vulë
Nëpër ngastra ma coptoi.
Dhe më vuri tjetër taksë
Për çdo copë të kësaj jete
Brenda jetës më la jashtë
Qiraxhi edhe pas vdekjes.
28 shkurt 2009
Σάββατο 28 Φεβρουαρίου 2009
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου