
Po ikën!
Dhe na le të çuditur
Më shumë nostalgjik'
Prap' se prap' të paditur
Dhe më shumë, të liq.
Ajo po ikën, o njerëz!
Më pas? S'ka më pas!
E di, do vinë të tjerët
Por Ti dhe Unë, S'KA!
Gjithmonë do ketë, S'KA
Po pse para saj, ligësi?
Më mirë jetofsha më pak
Veç iksha në fund, më i mir'!

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου