Njëllojndryshe
Ç’më ndihmoni në të keq?
Në të mirë më shumë ma merni!
Doni t’ja u di për nder?
Unë s’e njoh këtë lloj nderi!
Ç’më prallisni me keqardhjen?
Me mëshirë a ndryshon skamja?
Xhepat tim vazhdojnë zbrazjen
Xhepat tuaja mbush paraja!
Xhepa unë e xhepa ju
Stomak ju e stomak unë
Njëlloj dukemi kështu
Njëllojndryshe paska shumë!
Κυριακή 9 Νοεμβρίου 2008
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου