Σάββατο 18 Οκτωβρίου 2008

Pa mua, gënjeshtrën!

Sa shum’ të vërtetës i jam afruar
Po më bëni ndaj vetes të dyshoj
Nuk linda mos jem e besuar
Veç s’dua të vdes tjetërlloj!

Dua gjithmon’ të jem vetvetja
Përherë e dyshuara e të drejtëve
Pa mua s’ka lezet e vërteta
Mistikja dhe aparenca e njerëzve!

13 tetor 2008


Jam e vërteta!

U shastisa
U bitisa
S’di se ç’më ka mbetur!
Kur u nisa
Ndryshe isha
Sot jam për t’u qeshur!

Ju betohem
Përgjërohem
Jam një e Vërtetë!
Por kot lodhem
Dhe ankohem
Tash s’besoj as vetë!

13 tetor 2008


Diçkaja(2)

Atje tej është diçka
Dua ta arrij
Ec dhe ec e fund s’ka
Por nuk ka as kthim.

Kjo diçkaja e çuditshme
S’di pse më tërheq
Po pse ësht’ e paarritshme
Apo unë s’e gjej?

E kthej kokën shikoj prapa
Mbetem i hutuar
Diçka qenka nga diçkaja
E ardhshmja e shkuar!

Δεν υπάρχουν σχόλια: