Cuditem vertet me rrjedhen diskutuese te sotme ku del nje personalitet, hedh nje kerkese(oh sa e vonuar!!!) per hapje dosjesh dhe o burra leshohen te tjeret me pro e kundra, me analiza e kunderanaliza pa fund, sikur jane duke zgjidhur kodin e shpetimit te fatit te nje populli e nje vendi.
Pse, paska dosje per t’u hapur? Ato hapen e mbyllen sipas qejfit te zoteruesve te tyre. Ato jane kthyer ne maskarade politikanesh, qe tashme zor se kane frike nga nje hapje kartash diskredituese. Pse? Sepse s’ka me dosje, por ka shpate Demokleu qe mbahet nga ca dikushe mbi koke te njeri-tjetrit, per gjithe marifetet e te shkuares e te sotmes qe ata i dine fort mire. Jam i bindur qe dhe Kadareja e di kete loje kungulleshkash, keshtu qe kembengulja e tij per hapje dosjesh s’eshte gje tjeter vecse humbje kohe me vazhdimesine e kesaj loje.
Ja, u hapen dosjet fantazme! Dhe pastaj? Fantazmat s’do merren vesh sa te vjetra dhe sa te reja jane. Kerkohen pra gjurmet, kur ujqerit bejne muuu!!!Ujqerit dihen me dhembe e dhemballe. Ata ishin aty, ne Olimp, me Zeusin ne krye. C’kerkohet pra, qeni i ngordhur??? Ka me dosje te hapur se vete hapja e ketyre qenieve para syve tane? A s’na kane mbire e rriten perdite para syve tane ne dhjetra Olimpe te vegjel, ne dhjetra Zeuse te vegjel, por qe ne total jane shembelltyra e perbindshit?
Kur une, nje i thjeshte mes te thjeshteve kuptoj kaq, di kaq, po nje Kadare, qe per ne dikur ishte I MADHI KADARE dhe na magjepste me krijimet e tij, c’duhet te dije??? Ne krijimtari mund te letrarizosh politiken, por sot tek ne te letrarizosh ne nje shkrim problematik politiken, eshte me shume se luks. Merite kjo e talentit te madh, por jo ama e politikanit te madh.
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATË QË SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATË QË BESOJ(E.SH)
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου