Mesazh motrës
Në ç’të mjerë pjesë të trurit
Bën komandë ligësia?
Thonë dhimbja thyen gurin
Ty s’tu thyeka dot mëria!
Në ç’të heshtur pjesë të zemrës
Gjak’i motrës është mpiksur?
Unë vazhdoj i gjallë të endem
Dhe i vdekur duke pritur!
Në ç’të shkretë pjesë të jetës
T’u duk vetja vajzë e vetme?
Të dhanë prindët dy vëllezër
Që të kanë pjesë zemre!
Δευτέρα 15 Σεπτεμβρίου 2008
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου