Παρασκευή 19 Σεπτεμβρίου 2008

Mes krijimit…

Ja fala natës mendimet
Në ditë u shndërrua, çuditërisht
Ç’më mbetën hutuar instinktet
Që shkrehen veç në errësir.

Po ti, pse ke turp e dashur
Që dita të shikon lakuriq?
Unë natën zili e kam patur
Sot le të na ket’ ajo zili.

Ja fala ditës instinktet
Dhe dielli në hënë u kthye
Ç’më mbetën hutuar mendimet
Që dritën e duan mbi krye.

Ooh, e dashur, ç’po më shfaqesh
E paturpshme në lakuriqësi
Mendimet dhe instinktet përplasen
Mes krijimit të një epshi të ri.

Δεν υπάρχουν σχόλια: