Τετάρτη 24 Σεπτεμβρίου 2008

Asaj bote

Ç’grindemi kështu në të gjallë
Të të pres, a do më presësh asaj bote?
E di që kjo punë nuk ka rradhë
Por lutem të më vish pas shumë motesh!

Aty, thon’, bën ftoht’ e në pranver’
E pra, ajd’ vazhdojmë si në gjallje
Kur shtratit më çon mua të ta nxeh
Dhe vjen e më mahnit si shtojzavalle!

Ta dish, që i ndezur do të pres
E ç’rëndësi do ketë forma e trupit?
Do jetë koha e shpirtrave në qejf
Që qejfit s’do t’ja gjejnë kurrë fundin!

Δεν υπάρχουν σχόλια: