"Megjithatë, mund të thuhet se letërsia shqipe, jo në formë kaq radikale sa Solzhenicini, por në forma më të përmbajtura si Pasternaku ose si Bulgakovi, ka arritur të shkruajë vepra që kanë shprehur rezervën e tyre të thellë kundër regjimit komunist".(Kadare)
Nese eshte fjala per vepra te pabotuara, shkruar fshehtazi dhe qe dikush mund t'i nxjerre sot ne drite, atehere jam dakort me kete konstatim te Kadarese. Ndryshe, askush mos genjeje veten dhe ne, qe letersia shqipe paska arritur te shprehe rezerva kunder regjimit komunist. Keto lloj rezervash s'kane qene gje tjeter vecse qendrim kritik e mospajtues i autoreve me te metat e regjimit, si burokratizmin, teknokratizmin, megalomanine, etj, shfaqje te ketij lloji. Jemi akoma gjalle ne lexuesit e asaj kohe dhe them me bindje te plote qe asnje veper e asaj kohe qe kam lexuar, shkruar nga me te talentuarit dhe me mediokrit, nuk me ka lene as grimcen me te vogel dyshuese se ka patur rezerva kunder regjimit. Perkundrazi. Dhe aty ku mbahej qendrim kritik ndaj fenomeneve te jetes, te shoqerise, te pushtetit, gjithshka ishte brenda kuadrit te regjimit dhe ne te mire te permiresimit e persosjes se tij. Edhe kjo ishte merite e talenteve shqiptare, ku pena e Kadarese zinte vend te pare, por s'ka zot nene te me ndroje mendjen qe kishte antiregjimizem ndonje veper e botuar e asaj kohe, e kujtdo krijuesi qofte. Edhe aty ku censura apo partiaket medioker, mbanin qendrim kritik, mohues, ndalues dhe denues ndaj ndonje krijimi, kjo ka qene nga paaftesia e tyre per te dalluar mesazhin dashamires te artistit per permiresimin e regjimit socialist dhe jo hedhjen poshte te tij.
Πέμπτη 7 Αυγούστου 2008
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου