Σάββατο 2 Αυγούστου 2008

Koment ne nje teme te forumit

Para viteve '90-te Kadarene e prisnim te gjithe librarive, se c'te re krijuese do na dhuronte. Ky eshte nje fakt i padiskutueshem. Porsa dilte nje veper e tij, shumica e krijuesve merrnin me shume zemer dhe fryme edhe ne krijimtarine e tyre. Edhe ky eshte nje fakt i pa diskutueshem. Kadareja e meritonte piedestalin e talentit, jo se s'kishte te tjere te talentuar, por se ai ishte sigurisht mbi ta. Vec talentit, Kadareja kapte tema te historise dhe shoqerise shqiptare, ndryshe nga slloganizmat e propagandizmat e mjaft shkrimtareve te tjere te realizmit socialist. Kush mund ta kundershtoje, me thoni, edhe kete te vertete te padiskutueshme? Ndersa ne propaganden partiake, sistemi standartizohej, hyjnizohej e per pasoje bastardohej, ne vepren e Kadarese, qe s'mund te them se ishte jashte hapesires se sistemit socialist, ky sistem jepej me realizem, kritikohej ne burokratizmin dhe plaget e tij te shumta. Nuk mund te pranoj, qe botkuptimi kadarean ishte tjeterlloj nga ai i sistemit socialist, sikurse nuk mund te pranoj, qe ai i bente temenara realitetit socialist shqiptar. Sistemi, apo me mire te them kupola alla komuniste, do deshte sigurisht nje Kadare per interesat e veta, do leshonte dhe pranonte deri ne nje fare mase nje Kadare me te avancuar, qofte dhe per opinion te jashtem propagandastik te saj, por pikerisht ketu ndodhi ai paralelizem i pashmangshem, qe desh s'desh kupola, s'mund ta shmangte. Duke kujtuar se i bente reklame vetvetes nepermjet vepres kadareane, ajo nuk mund te shmangte dot njohjen, pelqimin dhe idhullimin e Kadarese nga te huajt, fale talentit dhe temave interesante ne klrijimtarine e tij. Po kjo, a nuk eshte nje e vertete qe zor te mohohet, qofte dhe nga inatcinjte dhe ziliqaret e Kadarese? Vime tani tek casti delikat i ikjes se Kadarese. Ketu une e zbres Kadarene nga piedestali i talentit, ne token e njeriut qe jeton situaten amorfe te vendit dhe te vetvetes, mes ndarjes se sistemeve. Kam mbajtur shenime ne forme ditari pikerisht ato dite e vite, qe sot trajtohen ndryshe sipas konjukturave te politikes dhe interesave te protagonisteve. Ndersa per keta shtremberues te realiteteve te atyre diteve dhe viteve, ka interesa egoiste e ku ta di une, per mua s'ka me shume se e thena e te vertetes, ashtu sic ka ndodhur dhe ndjere ne shpirtin dhe mendjen time. Per te mos u bere i besdisshem, pasi keto shenime i kam hedhur origjinal ne librin tim me kujtime e shkrime te atyre koheve, ketu dua te theksoj, qe Kadareja nuk beri gje tjeter vecse nje zbritje te pamenduar nga piedestali i tij, ne pozicionin e zakonshem njerezor, si cdo qenie njerezore, me minuset dhe pluset e karakterit dhe personalitet njerezor. Cdo mitizim ekstremist i ketij veprimi njerezor, me cfardo lloj paramendimi te kryer(kushdo kujton se me veprimet e tij te papritura xhec ben), demton vete mitizuesit dhe vete te mitizuarin. E pra, duke reaguar kesaj teme, theksoj qe ne kete gracke mitesh bie ne kete rast dhe vete Qosja, qe kujton se duke "zbuluar" mitizimin e Kadarese nga komunizmi, i ben atij cmitizimin. Ne fakt, shton ekstremet mitizuese dhe cmitizuese te nje personaliteti, qe pas viteve '90-te, vazhdoi ngritjen e piedestalit te vet nga askush tjeter, vecse nga puna e tij krijuese, permes talentit vertet te padiskutueshem. Cingerimat njerezore, sado permasore te jene, shkermoqen dhe veniten, para kesaj vepre madhore kadareane. -------------------------------------------------------
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH) www.albasoul.com

Δεν υπάρχουν σχόλια: