Τετάρτη 16 Ιουλίου 2008

Një gërmë

Një gërmë po më the
Të pathënën fjalë kuptoj
Me një fjalë të vetme
Shpirtin tënd zbuloj.

Një gërmë e pathënë
Më ze fjalën në fyt
Një heshtja tënde
Të gjithin më mbyt!


Ju luta Shekspirit

Atje ku lind një Romeo
Një Zhulietë do lindë sigurisht
Do lindë diku tjetër një Otello
Një Desdemonë e patjetër një Shekspir.

Ju luta Shekspirit një ditë
Mos vetvrasë më Zhuljetat e Romeot
Të shkruaj’ sa të dojë për xhelozitë
Por të ndalë në vrasje Otellot.

Boll me Romeo e Zhulieta
Pasardhësit një fat mos pësojnë
Boll me Desdemonat fatshkreta!
Shekspiri: Tragjedit’ Mondo, vazhdojnë!

1 σχόλιο:

Leonard Seiti είπε...

Domethënë, paske drekuar në Backingam Palace hë. Eh more ju Korçarët, takime e kafe, dreka e darka, nuk i pranoni tjetër kund përveç se në ambiente mbretërore.

Ne nga Tepelena, dhe me ndonjë taverrnë, duke pirë Vdokë Ruse kënaqemi.

Përshëndetje Mondi
Si vejnë pushimet andej ?
Të mira i dashur mik.