Τρίτη 17 Ιουνίου 2008

bili99


Anëtarësuar: 05-04-2007
Vendndodhja: USA
Postime: 1,062

...E megjithate .......jetojme!Periudhe e dhimbshme per Shqiperine dhe shqiptaret ne pergjithesi ..viti '97...mos u u ketheft nje perjetim i tille per ne...Duke lexuar librin parafytyroja Mondin , familjen e tij dhe gjithe Shqiperine tek se bashku pritnin ne ankth te paprituren , te padituren..me dhimbje dhe me shprese per te ardhmen..te paparashikueshme , te papremtuar ..nga nje cmenduri gjithperfshirese..ne nje vend te vogel me dhimbje te madhe qe s'kish takat te perballoje trupi i vet i plagosur e i uritur dale nga nje makth 50 vjecar...Nje sistem i coroditur.. qe shkatrroi njeriun...fisnikerine..traditat...c'beri shqiptaret..zhduku me themel dinjitetin njerezor....Tek shoh njerez te vrasin vetveten..te prishin shkollen publike per te ndertuar nje nevojtore private me te njejtat tulla.....ku ora ishte ndalur per shqiptaret....Une e kam perjetuar ate kohe ketu ne Amerike..por nuk kam qene larg informimit...jo si Mondi atje por, me zemer kemi ndjere Atdheun tone buze varrit....kemi qare dhe urryer vetveten...dhe e gjithe kaloi si nje enderr shume e keqe per Popullin Tim te forte dhe fisnik.....dhe megjithate...jetojme...! mbijetojme ne dhe Shqiperia e vogel dhe shume e dashur.......................................................... .................................................. ........................Mondi e shkruan me nje sentimentalizem te vecant dhe shume njerezor...shume te sinqert...nje kapitull biografik qe len zonen e komfortit dhe ben ne nje menyre publike shume intimitete qe e ben te afert me lexuesin...e ben te njohur me lexuesit duke prishur kufijt e distances te se panjohures...E ben publik shpirtin..ndane buzqeshjen dhe gezimin...por edhe lotin dhe pikellimin ku te prek shpirtin perjetimi i dhimbjes se autorit. Si protagonist i librit vete autori shpesh sikur ti shikoje lexuesit si ne nje kuvend ...dhe si ti kete te njohur paraprakisht duke u drejtuar me "Miq te dashur" lexuesve...jo e zakonshme por, sigurisht nje paragjykim simpatik per lexuesit e librit....Nje vit i mbrapsht.nje idealizem i tradhetuar..nje kapitull biografie...nje kujtim i nje periudhe te humbur...nje kujtim i sinqerte per shoqerine -Vangjushin dhe te tjeret,qe mbijetoi sfidat dhe ndarjet ..nje perpjekje per mbijetese me shume vuejtje ne Greqi... nje testament familjar i perbere nga bashkedyzimi me romancen e perjetshme me Mirelen ,dhe nje trashigimi me dashuri zemre te nje babai-poet per pasardhesit. Jorgon dhe Piron....E megjithate .......jetojme !Me nderime per Mondin...e megjithate jetojme... MBIJETOJME,bili99P.S.Nje falenderim publik per autorin ,qe me dergoi librin nga Greqia me poste..Falemnderit shume mik i dashur...
Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 02-08-2007 më 22:04.

Δεν υπάρχουν σχόλια: